leoni

Trotuar për nxënësit e Carrallukës

Në kuadër të rregullimit të infrastrukturës së përgjithshme dhe krijimit të kushteve më të mira për jetesë, si lëvizja e lirë dhe siguria për nxënësit, në fshatin Carrallukë, ka filluar implementimi i projektit për ndërtimin e trotuarit, në pjesën më të madhe të fshatit, përkatësisht nga hyrja e fshatit, deri në shkollë, në mënyrë që nxënësit të kenë siguri gjatë udhëtimit nga shtëpitë në shkollë.

Ndërtimin e trotuarit, e kanë parë nga afër, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori i Drejtorisë për urbanizëm, Ahmet Morina, të cilët janë shprehur të kënaqur me ecurinë e punimeve, ndërsa nxënësit dhe banorët e Carrallukës, i kanë uruar për këtë trotuar, i cili është në shërbim të tyre.

“Krahas investimeve në shkolla, për krijimin e kushteve më të mira për mësim, ne jemi të obliguar të krijojmë edhe kushte që rrisin sigurinë e fëmijëve tanë, dhe në kuadër të këtij angazhimi kemi filluar me ndërtimin e trotuarit, që kalon në pjesën më të madhe të fshatit, me qëllim që fëmijët të jenë të sigurt gjatë udhëtimit të tyre nga shtëpia në shkollë dhe anasjelltas”, tha mes tjerash kryetari Begaj.

Drejtori i urbanizmit, Ahmet Morina, pasi ka inspektuar punimet, tha se edhe ky projekt është duke shkuar sipas planifikimit, ndërsa kushtet atmosferike, na kanë mundësuar që të fillojmë tani me projektin dhe besoj që në kohë rekorde do të përfundoj edhe ky projekt, i cili ka rëndësi të madhe për të gjithë banorët, e në veçanti për nxënësit e këtij fshati, të cilët vijojnë mësimin në shkollën “Imer Krasniqi”. “Projekti financohet nga Komuna e Malishevës, ndërsa trotuari ka një gjatësi prej 1150 metrave, dhe kosto e ndërtimit kap një shumë prej 39,235.88 euro”, sqaroi Morina.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …