Gjykata Speciale

Trupi gjykues i Gjykatës Speciale, në Hagë, refuzon kërkesat e 6 personave që pretendonin se ishin viktima të Hashim Thaçit

Trupi gjykues i Gjykatës Speciale, në Hagë, ka refuzuar kërkesat e gjashtë personave që pretendonin se ishin viktima të Hashim Thaçit. Ky vendim, i cili është publikuar në faqen zyrtare të  gjykatës, bën të ditur se  ka refuzuar ankesat e gjashtë prej shtatë personave të refuzuar, pasi njëri nuk ka bërë ankim. Ashtu si gjyqtari i procedurës paraprake, edhe ky trup gjykues vlerëson se këta persona nuk i plotësojnë kërkesat e gjykatës dhe as nuk kanë treguar se kanë gjasa të mjaftueshme për të marrë statusin e viktimës dhe mund të kërkojnë kompensim për vuajtjet, lëndimet dhe frikën. Deri më tani, gjithsej 20 persona kanë marrë statusin e viktimës në këtë proces, në të cilin ende nuk është caktuar një gjykim. Ata në gjykatë do të përfaqësohen nga avokati britanik, Simon Loz.

Kontrolloni gjithashtu

Mosmarrëveshjet VV – Nisma: bashkëpunim i pamundur për Qeverinë Kurti 3

Në skenën politike kosovare po vazhdojnë debatet për mundësinë e krijimit të Qeverisë së tretë …