Gabriel Escobar: Amerika mbështet fuqishëm pavarësinë, sovranitetin e integritetin territorial të Kosovës

Gabriel Escobar: Amerika mbështet fuqishëm pavarësinë, sovranitetin e integritetin territorial të Kosovës

Përfaqësuesi special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se kjo administratë, bashkë me të mëhershmet të SHBA-së, mbështet fuqishëm pavarësinë, sovranitetin e integritetin territorial të Kosovës. Ai ka thënë se Kosova dhe Serbia do të arrijnë në një periudhë të normalizimit dhe kjo çështje duhet t’i lihet dialogut. Escobar është shprehur optimist lidhur me marrëveshjen Kosovë – Serbi. “Mendoj se në këtë rol si përfaqësues special është me rëndësi të bëj vizitën e parë në Kosovë me z. Lajçak për të treguar unitet, përkushtimin ndaj dialogut, ndaj një të ardhmeje në të ndritshme si për Serbinë, ashtu edhe për Kosovën. Jemi takuar me udhëheqësit gjatë vizitës, kemi pasur takime shumë produktive. Në fund të këtij procesi shpresojmë se rezultat do të jetë një zgjidhje, e cila do të jetë e mirë për të dyja vendet. Kam besim se mënyra sesi gjërat më duken e përkushtimi i partnerëve tanë bashkë me mbështetjen e amerikanëve këtë proces do të arrijmë”, ka thënë Escobari në konferencën përmbyllëse me gazetarë.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …