Trupi gjykues i Gjykatës Speciale në Hagë, ia ka vazhduar paraburgimin, eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa

Trupi gjykues kundër Salih Mustafës, në Hagë, ka caktuar 16 dhjetorin ditë për shpalljen e aktgjykimit

Trupi gjykues i Gjykatës Speciale  në lëndën e pretenduar penale kundër Salih Mustafës në Hagë e ka caktuar 16 dhjetorin ditë për shpalljen e aktgjykimit.  Mbrojtja e Salih Mustafës kishte kërkuar që ai të shpallet i pafajshëm për të gjitha akuzat që prokuroria ka ngritur mbi të, ndërsa Prokuroria ka kërkuar nga trupit gjykues që Salih Mustafën ta dënojë me 35 vjet burg.  Trupi gjykues në çështjen ndaj Mustafës udhëhiqet nga gjykatësja, Mappie Veldt-Folia. Në këtë proces gjyqësor janë dëgjuar 13 dëshmitarë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, shumë prej të cilëve të mbrojtur dhe në seanca të mbyllura, ndërsa mbrojtja e Salih Mustafës ka paraqitur 15 dëshmitarë.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqëria civile proteston sërish para Kuvendit: “Kosova nuk mund të presë”

Pjesëtarë të shoqërisë civile janë rikthyer sërish para Kuvendit të Kosovës për të protestuar kundër …