Trump - Erdogan

Turqia ka rritur ndjeshëm tarifat për importet e SHBA, duke përfshirë makinat, alkoolin dhe duhanin

Turqia ka rritur ndjeshëm tarifat për importet e SHBA, duke përfshirë makinat, alkoolin dhe duhanin. Një dekret i nënshkruar nga kryetari,  Rexhep Tajip Erdogan ngriti tarifat mbi makinat në 120%, me pije alkoolike në 140% dhe me duhanin në 60%. Tarifat u rritën gjithashtu në kozmetikë, oriz dhe thëngjill. Turqia më parë kishte thënë edhe se do të bojkotonte produktet elektronike të Amerikës, ky hap u ndërmor pasi Uashingtoni  imponoi sanksione ndëshkuese ndaj Ankarasë. Shtetet e Bashkuara dyfishuan tarifat javën e kaluar lidhur me refuzimin e Turqisë për të ekstraduar një pastor amerikan, i cili është i burgosur atje. Kryetari Erdogan ka akuzuar Amerikën  se po përpiqet të “sjellë Turqinë në gjunjët e saj përmes kërcënimeve ndaj një pastori”.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani

Enver Hasani: Kuvendi nuk mund t’i ndryshojë asnjë presje Ligjit për Specialen të kthyer nga Presidentja

Profesori i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Enver Hasani, ka deklaruar se Kuvendi i Kosovës …