Përveç shumë bizneseve në Kosovë, Turqia pritet të marrë edhe një prej kampeve më të mëdha ushtarake në Ballkan, Kampin amerikan të Bondsteel. Këtë synim të Turqisë e ka bërë të njohur gazetari amerikan, David Philips në një shkrim të botuar në prestigjiozen, Huffington Post. Philips ka thënë se Turqia po qëndron në një këmbë derisa ushtria amerikane të tërhiqet nga Kosova, dhe më pas të marrë përsipër kampin e Bondsteelit. “Turqia ka betonuar ndikimin e saj përmes bashkëpunimit të sigurisë, ku rreth 2,000 ushtarë turq ishin vendosur si pjesë e misionit paqeruajtës të KFOR-it në vitin 1999 dhe ende janë 350 ushtarë turq në Prishtinë dhe Prizren”, ka thënë Philips. Ankaraja gjithashtu ka treguar gatishmërinë e saj për të marrë përsipër kontrollin e bazës amerikane Bondsteel në Kosovë, pasi forcat amerikane të tërhiqen”, ka thënë ai.
Kontrolloni gjithashtu
Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë
Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
