Turqia uron Kosovën për Ditën e Pavarësisë. Ministria e Jashtme turke i shpreh mirënjohje popullit në Kosovës për solidaritetin dhe mbështetjen gjatë ditëve të vështira. “Urime Dita e Pavarësisë miqve dhe vëllezërve tanë në Kosovë. I jemi mirënjohës popullit kosovar për solidaritetin dhe mbështetjen gjatë ditëve tona të vështira”. Kosova ka qenë ndër vendet e para që i ofroi ndihmë Turqisë pas tërmetit shkatërrues të javës së kaluar. Pjesëtarët e FSK-së kanë ndihmuar në gërmime, duke shpëtuar nga rrënojat disa qytetarët turq që kanë pësuar nga tërmeti.
