Në përkujtim të 27-vjetorit të rënies së Dëshmorit të Kombit Xhemshir Emin Xhemshiri (1957–1998), të dielën, më 28 shtator 2025, duke filluar nga ora 16:00, në Sallën e Kulturës në Shtime, do të shfaqet premiera e dokumentarit kushtuar dëshmorit.
Ky dokumentar, i përgatitur nga TV Dielli, sjell rrëfimin e plotë për jetën, veprimtarinë dhe sakrificën e dëshmorit, duke filluar nga fëmijëria në fshatin Petrovë, përkushtimi i tij ndaj dijes e familjes, angazhimi në mërgatë, deri tek bashkimi me radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe rënia heroike më 28 shtator 1998.
Në këtë premierë do të ndriçohet jo vetëm figura e Xhemshir Xhemshirit si luftëtar dhe atdhetar, por edhe historia e një brezi që me gjakun e tij vulosi lirinë që gëzojmë sot.
Të gjithë qytetarët, bashkëluftëtarët, familjarët dhe liridashësit janë të mirëseardhur të marrin pjesë në këtë ngjarje përkujtimore e kulturore.
Lavdi jetës dhe veprës së Dëshmorit të Kombit, Xhemshir Xhemshiri!
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
