U asfaltua fusha sportive në fshatin Devajë

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Hallit ka vizituar fshatin Devajë të Komunës së Vitisë, për të parë nga afër punimet në asfaltimin e fushës sportive të këtij fshati. Kryetari Haliti tha se Komuna e Vitisë po punon në realizimin e projekteve të ndryshme në të gjitha lokalitetet e kësaj komune. Përndryshe në fshatin Devajë krahas punimeve që po bëhen në ndërtimin e fushës sportive pritet të përfundojnë edhe punimet në vendosjen e rrethojave të shkollës por edhe ngjyrosjen e objektit shkollor. Këto punime janë mirëpritur nga banorët e këtij lokaliteti të cilët falënderuan komunën e Vitisë për realizimin e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar nga afër punimet në asfaltimin e rrugëve në fshatin Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor, ka vizituar sot fshatin Lubishtë të …