Trump thotë se do të pezullojë përkohësisht emigracionin në SHBA për shkak të pandemisë së koronavirusit

Donald Trump: Luftën në Afganistan mund ta përfundoj për disa ditë, por duhet vrarë 10 milionë afganë, talibanë

Kryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka deklaruar se lufta 18-vjeçare në Afganistan do të mund të përfundonte brenda pak ditësh, por në atë rast, vendi do të “fshihej nga faqja e dheut”, thonë burimet e Agjencisë Anadolia.

“Unë mund ta fitoj këtë luftë vetëm një javë, por thjesht nuk dua të vrasim 10 milionë njerëz,” tha Trump në Zyrën Ovale ku bisedoi me  kryeministrin  e Pakistanit, Imran Khhan. Nuk  dua të veproj  në këtë mënyrë, prandaj po punojmë me Pakistanin dhe të tjerët për të zgjidhur këtë çështje. Ne nuk duam madje as rolin e policëve të cilin po e bëjmë tani”, shtoi ai. Trump ka kritikuar në mënyrë të përsëritur fushatën amerikane në Afganistan, të cilën e përsëriti të hënën, duke bërë thirrje për operacione në atë vend që po zgjasin  pothuajse dy dekada dhe që sipas tij janë “qesharake”. Amerika ka rreth 14. 000 trupa të vendosur në Afganistan dhe Trump po përpiqet të zvogëlojë praninë e tyre ndërsa po vazhdojnë  bisedimet paqësore me talebanët.

Kryeministri Khan tha se në këtë moment ai është “më i afërt me marrëveshjen e paqes” në një vend të shkatërruar nga lufta, por theksoi se nuk ka zgjidhje ushtarake për konfliktin. “Ne shpresojmë që në ditët në vijim do të jemi në gjendje të ftojmë talibanët që të bisedojnë me qeverinë afgane dhe të vijnë në një zgjidhje politike,” tha Khan. Pavarësisht nga një proces i përshpejtuar i paqes, ka pasur një rritje të papritur të viktimave civile në të gjithë Afganistanin. Sipas të dhënave të fundit nga Anadolia, të paktën 100 civilë u vranë në valën shkatërruese të dhunës vetëm në 10 ditët e para të korrikut.( Al-Xhazira RKL)

 

Të shtojmë me këtë rast se pas 10 vitesh luftë, në vitet 80 të shekullit 20-të, pas bombardimeve, shkatërrime, djegieve të lokaliteteve të tëra shfarosjes dhe mbi një milionë afganëve të vrarë mizorisht, ishte larguar nga ai vend i pa pushtueshëm edhe Bashkimi Sovjetik. Ishte pikërisht lufta e tejzgjatur në Afganistan që çoi edhe në shkatërrimin e Bashkimit Sovjetik, në vitin 1990. Disa vjet më parë, kryetari i fundit i Bashkimit Sovjetik, Mihail Gorbaçov i kishte tërhequr vërejtjen miqësore Shteteve të Bashkuara duke u bërë me dije se edhe ata një ditë do të tërhiqeshin, por të mos lejonin të ndodhte sikur ndodhi me Rusinë. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …