Brickos

U bë shpërndarja e Pajisjeve Bujqësore nga Komuna e Rahovecit

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, së bashku me zyrtarët e DBPZHR-së kanë vazhduar me shpërndarjen e pajisjeve bujqësore për bujqit përfitues. Gjithsej: 38 bujq kanë pranuar këto pajisje:

– 27 motokultivatorë me frezë 7.5 KW;

– 3 spërkatëse 500 L;

– 8 rrotokosa dhe

– 1 mbledhëse e barit (grabujë).

Kryetari Latifi i ka përgëzuar bujqit punëtorë për pajisjet e përfituara dhe tha se po ashtu së shpejti pritet edhe një furnizim nga operatori ekonomik, i cili ka kontratë për furnizim me frezë, e që sipas informatave, rreth datës 20 të këtij muaji mund të arrijnë pajisjet.

Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz të ulur, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …