leoni

U bënë nderime dhe homazhe  me rastin e përvjetorit të 22-të, të rënies së dëshmorit të Kombit Bekim Sylka

Gjatë ditës së djeshme, Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi, zyrtar komunal, Përfaqësues nga organizata e veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bashkëluftëtarë, familjar dhe qytetarë bënë homazhe tek vendi i rënies në Hamoc. Me këtë rast Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi tha: “ Bekim Sylka, erdhi nga mërgimi për të sakrifikuar gjithçka për lirinë e Kosovës. Ai ra trimërisht dëshmor në betejën e përgjakshme të Hamocit me 26 maj të vitit 1999, për të mos vdekur kurrë. Vepra e Bekimit dhe shokëve të tij, është fanar i pashuar që ndriçon rrugën tonë. Kujtimi për heroizmin e dëshmorëve dhe vepra e tyre atdhetare do të jetojnë gjatë në kujtesën e brezave.

Lavdi dëshmorëve që ranë në Betejën e Hamocit”.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …