U bisedua për mundësinë e binjakëzimit të Suharekës me Çenergjikun e Turqisë

Përfaqësues  të qytetit  Çenergjik të Turqisë, i cili gjendet afër Stambollit, kanë vizituar sot Komunën e Suharekës dhe kanë takuar nënkryetarin e Komunës z.Rexhep Kuçi. Gjatë takimit është biseduar lidhur me mundësinë e gjetjes së mënyrës së binjakëzimit të Komunës së Suharekës dhe qytetit të Çenergjikut.  Në takim u tha se bashkëpunimi fillimisht do të bëhet në fushën e arsimit, kulturës dhe sportit për të vazhduar më tej edhe në fusha tjera dhe në shkëmbim të përvojave në mes të këtyre dy qyteteve.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Bashkim Ramosaj, priti në takim Kolonelin Giuseppe De Blasi, Komandant i Komandës Rajonale Perëndimore

Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, priti në takim Kolonelin Giuseppe De Blasi, …