Brickos

Ministri Shala takoi Grupin Punues të Sindikatës së Punëtorëve të Teatrit Kombëtar

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka pritur sot Grupin Punues të Sindikatës së Punëtorëve të Teatrit Kombëtar, në përbërje të Adrian Morinës, Shkëlzen Veselit, Ismet Azemit dhe Naim Berishës.

Ministri Shala i uroi drejtuesit e kësaj sindikate të sapo themeluar për organizmin e tyre, dhe iu premtoi bashkëpunim në funksion të përmirësimit të kushteve për Aktorët e Ansamblit Rezident të Teatrit Kombëtare të Kosovës dhe për stafin teknik të këtij institucioni.

Grupi Punues i kësaj sindikate e përgëzoi ministrin Shala për punën sistematike që po bën në funksion të përmirësimit të kushteve në Teatrin Kombëtar, dhe u shprehën se kjo sindikatë nuk ka synim të bëjë opozitë me institucionet e kulturës, mirëpo përkundrazi, të bashkëpunojë me to, në të mirë të tetarit, aktorëve dhe punonjësve të tij.

Ministri Shala u shpreh se pret nga kjo sindikatë që të bashkëpunojë me Këshillin Drejtues, menaxhmentin e TKK-së dhe faktorët tjerë, në mënyrë që të gjitha çështjet dhe sfidat që lidhen me punën e aktorëve dhe punonjëseve tjerë të këtij institucioni të zgjidhen në mënyrë sa më adekuate.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu po merr pjesë në Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale

Kryetari i komunës së Ferizajt z. Agim Aliu po qëndron në Strasbourg të Francës me …