U formua Këshilli Lokal i Panorcit dhe u zgjodh kryetari i këshillit

Në kuadër të procesit të formimit të Këshillave Lokale në Komunën e Malishevës, mbrëmë është mbajtur kuvendi i Këshillit Lokal të Panorcit,  ku është votuar dhe është zgjedhur përbërja e  këshilli, si dhe kryetari e nënkryetari. Ky këshill përfshin fshatrat Panorc, Llapçevë dhe Rud. Kryetar i Këshillit Lokal është zgjedhur Ahmet Rexha, ndërsa nënkryetar u zgjodh Qamil Ibrahimaj. Procesi i formimit dhe mbajtja e zgjedhjeve për këshillat lokal, monitorohet dhe mbikëqyret nga komisioni komunal i formuar nga Kuvendi i Komunës së Malishevës, të cilët i njoftojnë anëtarët e kuvendeve të këtyre këshillave, me rregulloren për formimin e këshillave, procesin për zgjedhjen e këshillave dhe procedurat tjera.

May be an image of 15 people, people studying and text

Kontrolloni gjithashtu

Malisheva planifikon buxhetin bashkë me qytetarët

Në kuadër të hartimit të projekt buxhetit për vitin 2026, Komuna e Malishevës, përkatësisht kryetari …