U Lansua “E-Testimi” për patentë shoferë

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, të mërkurën mori pjesë në lansimin e testimit elektronik “e-Testimi” për provimin e patentë shoferit.

Gjatë përurimit të këtij projekti në Njësinë e Patentë Shoferit në Prishtinë , ministri Lekaj tha se me këtë projekt po vendoset një standard evropian në një testim të rëndësishëm, që ka ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e sigurisë në trafikun rrugor.

“e-Testimi” nga sot do të jetë funksional në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë, kurse brenda vitit do të implementohet në tërë territorin e Kosovës. Ky projekt ka kushtuar afër 240 mijë euro, ku 200 mijë kanë kushtuar serverët shumë dimensional që janë vendosur në Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit (ASHI), ku edhe do të ruhen të gjitha të dhënat e kandidatëve që testohen.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.P.K

Komuna e Deçanit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.PK. “Nënshkruam kontratën me kompaninë …