U mbajt aktivitet për nderë të Ditës Ndërkombëtare të Gruas në Malishevë

Organizuar nga Komuna e Malishevës, përkatësisht zyrtarja për Barazi Gjinore, znj.Vera Bytyçi dhe Grupi Jo Formal i Grave në Asamblenë Komunale, është mbajtur aktivitet për nderë të  Ditës Ndërkombëtare të Gruas. Me këtë rast është  vlerësuar lartë roli i gruas. Kryetari i Komunës së Malishevë z.Ragip Begaj, i ka uruar gratë malishevase, si dhe i ka inkurajuar ato që të jenë edhe më aktive dhe të luajnë rol të rëndësishëm në vendimmarrje.

“Komuna e Malishevës nga aspekti i barazisë gjinore qëndron mirë, duke u bazuar në kohërat e kaluara, duhet të punohet në barazinë gjinore, me gëzon fakti që këtu jam para deputeteve, mjekeve, policeve, punëtorëve të arsimit, shëndetësisë, administratës,  ngase kjo tregon angazhimin e juaj drejt barazisë, edhe pse kushtet tona sa i përket barazisë nuk ekzistojnë  ende, këmbëngulësia juaj dhe mos dorëzimi, do të ju dërgojë drejtë asaj çka ju kërkoni e që është barazia. Ju bëjë apel që të mos dorëzoheni  dhe të kërkoni atë çka juve ju takon dhe e meritoni, ngase edhe në kohën e luftës ju ishit të barabarta dhe luftuat sikurse edhe ne meshkujt, dhe tani duhet të angazhoheni dhe të jeni sa më aktive drejt shkollimit dhe lëmit tjera“ tha Begaj.

Një fjalë rasti, në këtë aktivitet i cili i kushtohet ditës Ndërkombëtare të Gruas ka mbajtur edhe anëtarja e  KK-së të Malishevës, njëherit edhe kryetare e Grupit Jo Formal të Gruas,  znj.Behije Sertolli e cila tha se”Ndikimi i gruas në ndryshimet dhe zhvillimet shoqërore është shumë i rëndësishëm, dhe ndikues i drejtpërdrejtë në zhvillimin e një shoqërie të qëndrueshme dhe përparimtare. Pavarësisht sfidave që gruaja sot ballafaqohet, ajo gradualisht ka filluar të ketë pozitë të rëndësishme në përmirësimin e rolit të saj në institucionin e jetës publike e politike, dhe gjithë kjo falë punës dhe vullnetit që të jetë e barabartë në çdo sferë të jetës”, tha Sertolli, duke përfunduar me një thënie të një njeriu të mençur “Fuqizimi i gruas nuk është vetëm gjeja e duhur për të bërë, por është gjeja më e mençur”.

Më pas, znj.Feride Hoxha si kryetare e komisionit për përzgjedhjen e femrave të suksesshme, i ka prezantuar emrat e të përzgjedhurave, e ato janë: znj,Hidajete Mazreku, femra që ka kontribuar në emancipimin dhe vetëdijesimin e femrës, ndërsa mirënjohja e familjes së  dëshmorit, ju nda nënës së dëshmorit të kombit Avni Buqaj znj.Mendohije Buqaj dhe gruaja më e suksesshme në biznes znj,Fatime Limaj.

Për rolin e gruas në shoqëri në përgjithësi dhe në komunën e Malishevës në veçanti, dhe angazhimin e gruas në vendimmarrje, kanë folur edhe anëtarët e KK të Malishevës, znj.Filloreta Bytyçi dhe znj.Jetmire Vrenezi.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …