U mbajt ceremonia e diplomimit të maturantëve të Qendrës së Kompetencës në Malishevë

Sot në amfiteatrin e Qendrës së Kompetencës “Kujtim Krasniqi” në Malishevë, u mbajt ceremonia e diplomimit të maturantëve, përkatësish të gjeneratës së dhjetë të kësaj qendre të mesme shkollore. Në këtë ceremoni, morën pjesë edhe i pari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, drejtoresha e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Abëreshë Krasniqi, drejtori i kësaj qendre, Nazmi Zogaj, profesorë, prindër dhe nxënës. Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, i ka uruar maturantët për përfundimin e shkollimit të mesëm dhe ju ka dëshiruar suksese në studime dhe në jetë. “Ju jeni e ardhmja e Malishevës dhe ju dëshiroj shumë suksese në jetën akademike dhe më tutje në të ardhmen. Juve mësimdhënës ju përgëzoj për punën që bëni në këtë qendrës të dijes”, tha mes tjerash kryetari Kastrati. Drejtori i Qendrës së Kompetencës, Nazmi Zogaj, në fjalën e tij në këtë ceremoni diplomimi, fillimisht foli për të arriturat e kësaj gjenerate, që i kanë treguar gjatë këtyre tri viteve dhe më pas i ka uruar të gjithë dhe ju ka dëshiruar suksese në studime, duke i quajtur “student” të ardhshëm. Në fund është organizuar edhe ceremonia e dhënies së diplomave për të gjithë maturantët, të cilat i kanë shpërndarë së bashku, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, drejtoresha e DAE, Arbëreshë Krasniqi dhe drejtori i Qendrës së Kompetencës, Nazmi Zogaj.

Mund të jetë një imazh i 19 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …