U mbajt dëgjim publik për përgatitjen e buxhetit me banor të lagjeve në qytetin e Rahovecit

Anëtarët e Komitetit për Politik dhe Financa në komunën e Rahovecit, të udhëhequr nga Afrim Dina, kryesues i këtij komiteti, kanë vazhduar ciklin e dëgjimeve publike me qytetarë  për përgatitjen e buxhetit të Komunës së Rahovecit për vitin 2019, duke u takuar me banor të lagjeve në qytetin e Rahovecit. Për shpërndarjen e buxhetit nëpër kategori ka folur, Afrim Limani, drejtor për Buxhet dhe Financa i cili i ka informuar të pranishmit se buxheti i Komunës së Rahovecit për vitin 2019 është 13 milion e 658 mijë e 891 euro. Ai tha se sigurisht që më së shumti ju intereson se sa mjete financiare janë tek kategoria për investime kapitale, dhe sipas qarkores së fundit të marrë nga Ministria e Financave për investime kapitale për vitin 2019 janë 4 milion e 203 mijë euro. Kërkesat e banorëve të lagjes një i paraqiti kryetari i kësaj lagje Nazim Veliu i cili ka thënë se këto janë kërkesat: Rregullimi dhe zgjerimi i ndriçimit publik, Rregullimi i murit mbrojtës afër varrezave tek rreth rrotullimi, Rregullimi i rrugëve, Meremetimi i rrugëve ekzistuese, Rregullimi i disa mureve mbrojtës ku ka shembje të dheut dhe Evitimi i problemit të ujërave atmosferike. Vllaznim Canziba, kryetar i lagjes pesë tha se këto janë kërkesat e kësaj lagje: Kubëzimi i rrugëve, Rregullimi i kanalizimit në rrugën e “UÇK-së”, Rregullimi i një rruge në Bernjak dhe Sigurimi i transportit për nxënësit e Shkollës Fillore “7 Shtatori” deri sa të ndërtohet objekti i ri. Kurse kërkesat e banorëve të lagjes dy i paraqiti kryetari i kësaj lagje, Xhabir Hajrullaga i cili tha këto janë kërkesat e banorëve të kësaj lagje: Rregullimi i ndriçimit publik, Meremetimi i rrugës ”Halil Hamza”, Ndërtimi i një ambulance, Rregullimi i këndeve me lojna për fëmijë dhe mirëmbajtja dhe Sigurimi i kontejnerëve për hedhjen e mbeturinave. Kërkesat e banorëve të Lagjes së Epërme ishin këto: Ndërtimi i një ambulance, Rregullimi i terreneve sportive, Rregullimi i sistemit të ujit të pijes, Rregullimi i kroit në sheshin “Republika” dhe Rregullim i ujëmbledhëseve të ujërave atmosferike.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …