leoni

U mbajt diskutimi publik mbi propozim rregulloren për Transparencë në Komunën e Vitisë

Në Viti, është mbajtur diskutimi publik për Propozim Rregulloren për Transparencë në Komunën e Vitisë. Me këtë rast Zyrtarët për Informim Publik, Agron Abazi dhe Mustafë Mehmeti kanë prezantuar këtë propozim rregullore e cila është harmonizuar me udhëzimet e reja administrative që kanë të bëjnë kryesisht me transparencën por edhe me ligjin e ri për Qasje në Dokumentet Publike. Gjithashtu gjatë këtij takimi u bë me dije se ky propozim dokument me vendimin e Kuvendit Komunal të Vitisë, ka qenë në shqyrtim publik për një muaj ndërsa harmonizimi i tij ligjor është bërë nga Zyra Ligjore në Viti. “Kjo propozim rregullore është në interes të publikut me të cilën rritet transparenca komunale dhe pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje. Ajo rregullon edhe pjesëmarrjen e publikut në mbledhjet e Kuvendit të Komunës dhe komiteteve të tij, takimet dhe konsultimet me publikun, para miratimit të akteve të Komunës, qasjen në dokumentet publike të Komunës, peticionet, publikimi i dokumenteve në ueb faqen zyrtare të komunës si dhe shumë procedura të tjera”, u shpreh Mehmeti. Ai falënderoj Asociacionin e Komunave të Kosovës, Misionin e OSBE-së në Kosovë, Zyrën Ligjore në Viti si dhe të gjithë të tjerët që në punëtoritë e ndryshme të organizuar me Kolegjiumin e Transparencës kanë mbështetur hartimin e këtij dokumenti. Gjatë këtij diskutimi publik të pranishmit kanë parashtruar disa pyetje por nuk pati rekomandime për ndryshimin e kësaj Propozim Rregullore. Gjithashtu Zyrtarët për Informim, theksuan se ky dokument do të shkoj për shqyrtim dhe votim në Kuvendin Komunal të Vitisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu ka pritur në takim ekipin për monitorim dhe ndërlidhje të KFOR-it amerikan

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu, të premtën ka organizuar një pritje për …