Gjatë ditës se sotme në Kosovë pritet që sot të arrijnë mbi 4680 doza të vaksinës anti-Covid, Pifzer

Ministria e Shëndetësisë porosit vaksina kundër gripit të cilat do të përdoren sivjet me rekomandimin e OBSH-së

Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike përmes një kumtese për media, rikujtojnë dhe informojnë qytetarët e Kosovës se, në funksion të parandalimit të gripit sezonal, ministria i ka porositur rreth 100.000 vaksina kundër gripit (prej tyre 500 doza pediatrike), të cilat janë porositur përmes shërbimeve të prokurimit të UNICEF-it. Në njoftimin për media thuhet se vaksinat kundër gripit sezonal, të cilat do të përdoren sivjet, sipas rekomandimeve të bëra nga OBSH, do të jenë katër shtamëshe, që e rrisin fuqinë mbrojtëse ndaj virusëve më agresivë në qarkullim të gripit sezonal. Vaksinat e siguruara përmes UNICEF-it, thuhet se janë të parakualifikuara sipas standardeve të OBSH-së dhe garantojnë cilësinë dhe sigurinë e tyre. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike thotë se i siguron qytetarët se po e monitoron me kujdes situatën epidemiologjike në vend dhe ka rritur vigjilencën për t’u përballur me raste eventuale të gripit sezonal.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …