Mbahet punëtori për  përgatitjen e planit të punës së kuvendit komunal të Rahovecit për vitin 2020

Përkrahur nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Misioni në Kosovë është mbajtur punëtori për përgatitjen e planit të punës së kuvendit komunal të Rahovecit për vitin 2020. Qëllimi i organizimit të punëtorisë ishte që plani të arrijë pajtueshmërinë ligjore, përmirësimin e transparencës, efikasitetit, llogaridhënies së punës së kuvendit komunal dhe institucioneve ekzekutive komunale. Afrim Dina, kryesues i kuvendit komunal të Rahovecit ka falënderuar zyrtarët e OSBE-në për përkrahjen e vazhdueshme dhe më pas e ka prezantuar planin e punës së kuvendit komunal të Rahovecit për vitin 2020, duke thënë se në kuadër të këtij plani janë paraparë të hynë në rend dite pika që kanë të bëjnë edhe me rritjen e transparencës dhe llogaridhënies komunale. Bazuar në këtë plan në mbledhje të kuvendit do të diskutohen raporte të ndryshme, vendime, informata dhe dokumente të tjera varësisht se si vijnë propozimet nga ekzekutivi komunal. Martina Garbuglia, Qendra Rajonale Prizren, OSBE Misioni në Kosovë ka thënë se planifikimi i këtij plani, do të paraqet transparencën ndaj qytetarëve dhe se si OSBE, në të ardhmen do të japin kontributin e tyre për bashkëpunim sa më të frytshëm me institucionet komunale. Kurse Fatmir Iska, nënkryetar i komunës është shprehur falënderuarës ndaj OSBE-së për organizimin e punëtorisë, duke thënë se përmes këtyre punëtorive në vazhdimësi keni ndihmuar zyrtarët komunal, në përgatitjen e dokumenteve të ndryshme e që janë në të mirë të gjithë qytetarëve. Në diskutime konstruktive, kanë kontribuar edhe anëtarët e Komitetit për Politik dhe Financa Rasim Fazliu, Dervish Çadraku dhe Fehmi Cena, duke thënë se mirë është që ky plan po diskutohet në këtë punëtori para se me u diskutua në kuvend, pasi që siç u tha në kuvend mbetet të diskutohen më pak sepse shumë pika u diskutuan gjatë punëtorisë.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …