U mbajt diskutimi publik për planifikimin e buxhetit komunal me fermerët vitias

Diskutimet Publike për planifikimin e buxhetit komunal 2020-2022 kanë vazhduar sot në Viti, me fermerët e kësaj komune. Me këtë rast Drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Ibrahim Rama i njoftoj fermerët vitias mbi buxhetin e paraparë për vitin 2020. Ai potencoi se buxheti komunal për vitin në vijim do të jetë 12 milion e 305 mijë euro por theksoj se për kategorinë e subvencioneve ku ndër tjerash bënë pjesë edhe bujqësia janë paraparë 250 mijë euro. Drejtori Rama shtoj se buxheti i bujqësisë për këtë vit ka qenë 46 mijë euro por falë bashkëpunimit me partnerë të ndryshëm investimet në bujqësi në këtë komunë janë të mëdha. Ndërkaq fermerët vitias që kanë marrë pjesë në këtë takim ndër tjerash kërkuan: të rritet buxheti për bujqësi, të subvencionohet fermerët me farëra, fidane, plehra artificial, mekanizëm bujqësor dhe të bëhen marrëveshje që çmim të derivateve të naftës të jetë më i lirë për fermerët. Gjithashtu ata paraqitën edhe shqetësimet e tyre me importimin e mallrave nga vendet e rajonit të cilët sipas tyre po e dëmtojnë sektorin e bujqësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …