Brickos

Ndjekja e krimeve të luftës vazhdon të has pengesa përderisa Serbia ua mundëson atyre shmangien nga drejtësia

Në Prishtinë mbahet marsh për të rrëmbyerit dhe zhdukurit shqiptar gjatë luftës nga Serbia

Organizuar nga Komisioni Qeveritar për Persona të Pagjetur, në Prishtinë do të mbahet marshi për të rrëmbyerit dhe zhdukurit shqiptar gjatë luftës nga Serbia, për të cilët tani e 20 vite pas luftës, Serbia nuk ka dhënë asnjë përgjegjësi. Udhëheqësi i këshillit koordinues, Jahja Lluka ka thënë se organizmi këtë vit do të jetë pak më i ndryshëm sepse do të ketë aktivitete e takime edhe nëpër vendbanime tjera, në Gjakovë, Drenas, Krushë e vendbanime të tjera ku pritet të marrin pjesë familjar të të rrëmbyerve, përfaqësues nga shoqatat të tyre, zyrtar të lart shtetëror e ndërkombëtar, ambasador e autoritete tjera. Marshi me moton “20 vjet pritje, dhimbje dhe krenari” do të mbahet në Ditën Ndërkombëtare për të Pagjeturit, më 30 gusht, nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri të obelisku i personave të pagjetur, ku përfaqësuesit e institucioneve, dhe familjarët, do të vënë kurora me lule në obelisk, në Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

Jetën ia falën lirisë, që të jetojë i lirë shqiptari

Sot në Gllogjan e Maznik të komunës së Deçanit, në nder të 25-vjetorit të rënies …