U mbajt Festivali Tradicional Kombëtar “Anadrinia Jehon 2020”

Në fshatin Dejnë të Komunës së Rahovecit, për të nëntëmbëdhjetin vit me radhë filloi të jehojë kënga e vallja popullore për të shpalosur vlerat më të mira popullore të kombit tonë. I pranishëm në këtë festival ishte edhe kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, i cili përmes një postimi të tij në facebook ka thënë se: Këtë vit për shkak të situatës së krijuar nga pandemia Covid-19, festivali është mbajtur  në mënyrë virtuale më datat 25 dhe 26 shtator, për të shpalosur kështu vlerat më të mira popullore të kombit tonë. Festivali i folklorit “Anadrinia Jehon” është pjesë e trashëgimisë tonë kulturore, por edhe historike. Banorët e kësaj zone tashmë janë mishëruar me këtë ngjarje dhe kjo është bërë pjesë e pandashme e vlerave tona kulturore. Me këtë rast duhet përgëzuar entuziastët e kulturës e traditës tonë popullore për mundin dhe përkushtimin e tyre, si dhe grupet pjesëmarrëse nga të gjitha viset shqiptare. Duke parë këtë entuziazëm, qeveria komunale e Rahovecit ka ndarë mjete materiale e financiare për krijimin e kushteve sa më të mira për mbarëvajtjen e kësaj feste kombëtare. Mbështetja institucionale është e domosdoshme, ngase festivali “Anadrinia Jehon” është bërë tashmë institucion më vete. Banorët e kësaj zone duhet të ndjehen krenar për faktin se me punën e tyre po arrijnë të mbledhin në këtë skenë emra të njohur të kulturës e traditës popullore, vlera të shquara artistike nga krahina të ndryshme shqiptare, duke u bërë një shesh ku shqiptarët marrin e japin dhe ku çmojnë e vlerësojnë njëri-tjetrin. Do të dëshiroja të falënderoj secilin veç e veç, emër për emër, të gjithë ata që i kanë kontribuuar mbarëvajtjes së këtij festivali, si dhe të inkurajoj të gjithë ata që kanë mundësi të vazhdojnë ta mbështesin në forma të ndryshme këtë ngjarje të madhe të kulturës tonë kombëtare. Po ashtu, dëshiroj të falënderoj anëtarët e jurisë profesionale, të cilët po ia rrisin vlerat dhe rëndësinë këtij festivali, pasi që niveli i tyre akademik e profesional, si dhe përkushtimi për kulturën popullore, përbëjnë vlerë më vete. Nuk do ta harrojë pa e përshëndetur edhe publikun besnik të festivalit, të cilët me vullnet të palëkundur, vazhdojnë të jenë pjesa më e spikatur e festivalit, kësaj radhe përmes ekranit, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia Covid-19. Mbështetja popullore garanton jetëgjatësinë e kësaj feste, prandaj ju bëj thirrje që të vazhdojmë të jemi pranë njëri-tjetrit për të vazhduar suksesshëm këtë traditë të pasur. Përgëzoj organizatorët e festivalit dhe uroj që punët t’ju vejnë mbarë e me sukses të plotë! Ka thënë ndër të tjera kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …