leoni

U mbajt konsultimi Publik për Planin e veprimit të transparencës komunale në Rahovec

Sot, në Sallën e Kuvendit Komunal në Rahovec, udhëhequr nga Zyrtarja për Informim, u mbajt konsultimi publik për Planin e Veprimit të Transparencës Komunale 2023-2027. Në pika të shkurtra prezantoi Planin e veprimit për transparencë komunale, i cili ka për qëllim t’i ofroj publikut qasje të lehtë në mbikëqyrjen dhe zbatimin e politikave nga organet e komunës, duke përfshirë informimin e shpejtë, të dhëna të qasshme, publikimin e të gjitha akteve normative dhe dokumenteve me interes publik, si dhe rritjen e mundësive të pjesëmarrjes së qytetarëve në proceset vendimmarrëse. Plani vazhdon të jetë në konsultim publik deri më 2 dhjetor dhe po ashtu mund të bëni komente dhe sugjerime në e-mail adresat blerta.gashi@rks-gov.net dhe skender.hamza@rks-gov.net.

Kontrolloni gjithashtu

Në Deçan shënohet 1 Qershori – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve

Komuna e Deçanit me një solemnitet ka shënuar 1 Qershorin – Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve. …