Brickos

U mbajt mbledhja e dytë e rregullt e Kuvendit të Komunës së Malishevës për vitin 2024

U mbajt mbledhja e dytë e rregullt e Kuvendit të Komunës së Malishevës për vitin 2024.Mbledhjen  e udhëhoqi, kryesuesi i KK të Malishevës, Argjend Thaçi.  Debati filloi me diskutime të pikës jashtë rendit të ditës, ku u ngritën çështje të natyrave të ndryshme nga asamblistët: Infrastruktura rrugore, kanalizime, ndriçime, deponitë ilegale të mbeturinave, arsimore, sigurisë, si dhe çështje të tjera për punët e komisioneve komunale. Kryetari i komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati iu përgjigj në të gjitha pyetjet që ishin përgjegjësi e tij, por edhe drejtorët plotësuan me informacione për shqetësimet e ngritura nga asamblistët.Rendi i punës së kësaj seance u miratua me plotësim-ndryshime. Në këtë seancë u diskutua nga asamblistët dhe në fund u miratua edhe kërkesa e parashtruar nga kryetari, Ekrem Kastrati, për lirimin e hapësirave publike që parasheh, projekti sheshi i dëshmorëve. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së parë të rregullt, e mbajtur me datë:26.01.2024. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.01/159 datë:12.02.2024, për inicimin e procedurës administrative në lidhje me dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës publike. Shqyrtimi i raportit të të hyrave dhe shpenzimeve për periudhën janar-dhjetor 2023. Shqyrtimi dhe miratimi i planit të punës së KKSB-së për vitin 2024. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.01/158 datë:12.02.2024, për formimin e komisionit vlerësues, me rastin e dhënies në shfrytëzim të pronës publike për mes thirrjes së interesit publik. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.01/188 datë:20.02.2024, për formimin e komisionit të ankesave, me rastin e dhënies në shfrytëzim të pronës publike në shfrytëzim afatshkurtër dhe afatgjatë, në komunën e Malishevës. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.02/91 datë:20.02.2024. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.02/55 datë:06.02.2024. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.02/50 datë:01.02.2024. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.02/57 datë:06.02.2024.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu e ka vizituar bletarin ferizajas Nexhat Mustafa

API Therapy “Bleta” që udhëhiqet nga bletari i suksesshëm ferizajas Nexhat Mustafa, është një nga …