Drejtori i Radios-Kosova e Lirë, Ahmet Qeriqi, ka falënderuar kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj për ndarjen e Mirënjohjes

Drejtori i Radios-Kosova e Lirë, Ahmet Qeriqi, ka falënderuar kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj për ndarjen e Mirënjohjes, me motivacion:  “Me besim në Zot Atdhe e Shtet”.

Ai ka shkruar me këtë rast.

 “Shumë i nderuar dhe i respektuar kryetar i AAK-së, z Ramush Haradinaj. Në pamundësi për të ardhur e për ta pranuar vetë Mirënjohjen Tuaj shumë kuptimplote, për shkak se po ballafaqohem  me një sëmundje të rëndë,  ju shpreh falënderim nga zemra në emrin tim dhe stafit të Radios-Kosova e Lirë dhe TV-Dielli. Ndihemi krenarë me respektin që keni treguar ndaj nesh, si Radio e luftës dhe e paqes në Kosovë, si zë i çlirimtarëve dhe i fitimtarëve, si një medium që gjatë të luftës ka qenë i mbrojtur nga luftëtarët e lirisë, 12 prej të cilëve kanë rëndë dëshmorë në mbrojtje të pozicioneve dhe vendeve nga ku kemi transmetuar programin informativ ditor.

Edhe njëherë iu  shpreh  respekt, nderim e falënderim!

Ahmet Qeriqi

  1. 2 .2024

Prishtinë

Kontrolloni gjithashtu

Kryetarja Vjosa Osmani, në shënim të 25-vjetorit të Masakrës së Mejës, ka thënë se kjo është Srebrenica e Kosovës

Kryetarja Vjosa Osmani, në ceremoninë  përkujtimore e 25-vjetorit të masakrës së Mejës në Gjakovë, ka …