Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj i ndau Mirënjohjen, “Me besim në Zot Atdhe e Shtet”, drejtorit të Radios Kosova e Lirë, Ahmet Qeriqi

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj i ndau Mirënjohjen, “Me besim në Zot Atdhe e Shtet”, drejtorit të Radios Kosova e Lirë, Ahmet Qeriqi

Sot,  anëtarët e stafit të Radios-Kosova e Lirë dhe të TV-Diellit, Jeton Syla, Arbanë Qeriqi-Gashi dhe Zamir Qeriqi,  qëndruan në zyrën  e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë, në Prishtinë, me ç’ rast kryetari  i Aleancës, Ramush Haradinaj i ndau Mirënjohjen,  “Me besim në Zot atdhe e Shtet”,  drejtorit të Radios Kosova e Lirë, z. Ahmet Qeriqit, për kontributin e veçantë dhe meritat e jashtëzakonshme në avancimin e çështjes sonë kombëtare. Mirënjohjen e pranoi kryeredaktorja e Radios, Arbanë Qeriqi-Gashi, pasi drejtori i Radios nuk ishte i pranishëm për shkaqe shëndetësore.

Ramush Haradinaj vlerësoi lartë kontributin e Radios Kosova e Lirë,  të udhëhequr nga profesor,  Ahmet Qeriqi,  qe 25 vite. Po ashtu, në këtë takim ai shpreh një falënderim të veçantë për përpjekjet dhe angazhimin e palodhur të profesorit Qeriqi, dhe ekipit të tij në kryerjen e detyrave të  shumta me përkushtim dhe ndershmëri, duke e cilësuar si një faktor të rëndësishëm në afirmimin e të vërtetës kombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …