Brickos

U mbajt mbledhja e njëmbëdhjetë  e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit

Kryesuar nga kryesuesi i kuvendit Afrim Dina, është mbajtur mbledhja e njëmbëdhjetë e rregullt e kuvendit komunal të Rahovecit. Në mbledhje kanë marrë  pjesë kryetari i komunës Smajl Latifi, anëtarët e kuvendit komunal, drejtorët e drejtorive komunale, Sead Raba përfaqësues i OSBE-së dhe përfaqësuesit e LMT-së në Rahovec. Në fillim të mbledhjes është mbajtur 1 minutë heshtje në nderim të viktimave të shkaktuara nga tërmetin në Republikën e Shqipërisë. Gjatë mbledhjes nga anëtarët e kuvendit janë marrë këto vendime: Vendimi për nismën e Bashkëpunimit Ndërkomunal Ndërkombëtar, mes Komunës së Rahovecit dhe Bashkisë së Vlorës, Vendimi i Kryetarit të Komunës rreth shërbimeve të varrimit për vitin 2020 dhe Vendimi për transfer (harmonizim) të mjeteve nga kategoria e pagave dhe mëditjeve në buxhetin e vitit 2019. Gjithashtu në këtë mbledhje janë aprovuar katër plane: Plani Lokal i Veprimit për përfshirjen e Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Komunën e Rahovecit për vitin 2019-2021, Plani Komunal për Integrimin e Qëndrueshëm të Personave të riatdhesuar në Komunën e Rahovecit për vitin 2019- 2022 dhe Plani Komunal i Veprimit për të Zhvendosurit dhe zgjidhjen e qëndrueshme për vitin 2019-2021.

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …