U mbajt mbledhja e pestë e rregullt e Komitetit për Politik dhe Financa në Komunën e Rahovecit për vitin 2019

Nën kryesimin e kryesuesit të Komitetit për Politikë dhe Financa Afrim Dina, në prani të nënkryetarit të komunës së Rahovecit, Fatmir Iska, anëtarëve të KPF-së, drejtorëve të Drejtorive Komunale, dhe përfaqësuesit të LMT-së, u mbajt mbledhja e pestë e rregullt  e Komitetit për Politikë dhe Financa, në Komunën e Rahovecit për vitin 2019.

Pas diskutimeve nga anëtarët e KPF-së, për mbledhjen e radhës së kuvendit komunal u rekomanduan këto pika: Shqyrtimi i Qarkores së parë buxhetore të Ministrisë së Financave, Shqyrtimi i Draft Rregullores Komunale për Transparencë, Informatë mbi raportin e Performancës komunale janar-dhjetor -2018.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …