U mbajt mbledhja e rregullt e Këshillit të Drejtorëve në Malishevë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, sikur çdo të hëne, ka mbajtur mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, ku është diskutuar për ecurinë e realizimit të planifikimeve dhe detyrave në drejtoritë dhe sektorët e komunës. Kryetari Begaj, ka kërkuar angazhim maksimal nga të gjithë, për kryerjen e të gjitha obligimeve. “Kërkoj punë dhe angazhim nga të gjithë në kryerjen e obligimeve që keni në secilën drejtori. Kërkoj që ti kryeni të gjitha obligimet, duke përfshi ofrimin e shërbimeve në raport me qytetarët, pastaj realizimin e detyrimeve sipas planifikimeve që keni si drejtori apo sektorë”, ka thënë kryetari Begaj, në mbledhjen e sotme. Nga ana tjetër drejtorët e drejtorive, kanë raportuar për aktivitetet e tyre gjatë javës së kaluar dhe planifikimet për javën në vijim, si për përgatitjet për shënimin a 17 Shkurtit, Ditën e Shpalljes së Pavarësisë dhe Shtetësisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …