Brickos

U mbajt mbledhja e rregullt, e tetë, e kuvendit të Komunës së Shtimes

Kuvendi i Komunës së Shtimes, ka mbajtur mbledhjen e rregullt, të tetën sipas radhës, në të cilën, për rend dite, ka pasur këto pika:

  1. Shqyrtimi i dy Ekstrakteve të Procesverbalit nga mbledhjet më: 29.6.2016 dhe 8.07.2016.;

  2. Raporti gjashtëmujor i shpenzimeve financiare të Komunës së Shtimes për vitin 2016;

  3. Propozim-Buxheti i Komunës së Shtimes për vitin 2017;

  4. Shqyrtimi i Rekomandimit 43-404/7 të MAPL-së për përmirësimin e Rregullores për Taksa, Tarifa dhe Gjoba për vitin 2016 – Nr.01/57:

  5. Propozim-Rregullore për Taksa, Tarifa dhe Gjoba për vitin 2017:

  6. Propozim-Rregullore Komunale për Tatimin në pronën e paluajtshme për vitin 2017:

  7. Shqyrtimi i Rekomandimit, Nr.01/216, të Komisionit vlerësues për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të tokës komunale,

  8. Propozim për ndryshimin e Vendimit, Nr.01/67, për marrje nën mbrojtje “Shpellën e Pjetërshticës”,

  9. Shqyrtimi i Kërkesave.

Mbledhjen e ka kryesuar Kryesuesi i Kuvendit, z. Rrahman Jakupi, i cili, fillimisht, ka konstatuar se rendi i ditës, i propozuar për këtë mbledhje, aprovohet unanimisht duke shtuar, me propozimin e delegatëve edhe pikën Propozimvendim për ndarjen e subvencioneve.

Kuvendi, me 12 vota për, 4 kundër dhe 3 abstenime ka aprovuar Raportin gjashtëmujor të shpenzimeve financiare të Komunës së Shtimes për vitin 2016. Paraprakisht janë zhvilluar diskutime, janë shtruar pyetje nga delegatët në të cilat ka dhënë përgjigje zyrtari kryesor financiar, z. Jetush Rrafshi.

Për pikat 3, 4, 6, 7 kuvendi ka marrë vendim që të nxirren në diskutim publik kurse pika shtesë e rendit të ditës Propozimvendim për ndarjen e subvencioneve, është aprovuar unanimisht.

Edhe pikat e tjera janë aprovuar unanimisht nga Kuvendi i komunës së Shtimes.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …