U mbajt mbledhje përkujtimore për Hajrullah Mazrekun

Nën udhëheqjen e Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, u mbajt mbledhja përkujtimore, për vdekjen e Hajrullah Mazrekut ish drejtorit të Administratës së Përgjithshme të Komunës së Malishevës. Kryetari i Komunës së Malishevës, në fjalën e rastit mortor, për vdekjen e bashkëpunëtorit të ngushtë Hajrullah Mazrekt, theksoi” Hajrullahu meritonte shumë më shumë se këto fjalë që po i them, sepse ai ishte shembull i njeriut të ndershëm e të urtë, tek i cili mund të gjeje shokun, mikun e bashkudhëtarin, bashkëluftëtarin, bashkëpunëtorin që nuk të lë vetëm, dhe vazhdoi por, ajo që sot, po e përjetojmë është aq e rëndë, që Hajrullahu, ndahet nga ne: heshtazi, pa zhurmë e pa bujë, ashtu siç edhe jetoi – thjeshtë e me nderë. Ai nuk ishte vetëm biri i familjes mazreku, ai ishte i të gjithëve, prandaj na lejo e nderume familja mazreku, që edhe ne të marrim dhimbje nga dhimbja juaj sot. E besojmë sa të rëndë e keni dhimbjen, por duhet të jeni krenar që rritët dhe edukuat një djalë si Hajrullahun, i cili do të mbetet model i sjelljes njerëzore, ku do që ishte, në studime, në luftë me shokët në punë me bashkëpunëtorët, ai ishte i buzëqeshur dhe principiel më të gjithë dhe i përgjegjshëm në detyrat e punës.” Qoftë i paharruar kujtimi për të! I qoftë i lehtë dheu i Kosovës! Lavdi e nderim jetës dhe veprës së Hajrullah Mazrekut! përfundoi Begaj. Në këtë mbledhje përkujtimore morën pjesë, shumë personalitet udhëheqëse nga niveli qendror e lokal, që nga kryetari i Nismës socialdemokrate, Fatmir Limaj, ministri, Vesel Krasniqi, zëvendësministri, Enver Hoti dhe deputet në parlamenti e Kosovës si dhe nga qeveria lokale, shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, dhe bashkëpunëtorë të Hajrullahut. Metush Kryeziu nga shoqatat e dala nga Lufta e UÇK-së, ndër të tjera tha:” Nga thellësia e zemrës mburrem për luftëtarin Hajrullah Mazrekun, si luftëtar dhe djalë me virtyte kombëtare, punëtor i denjë dhe mbi të gjitha një bashkëqytetarë që dha shembullin e sakrificës për lirinë e Kosovës, dhe se si duhet të punohet për vendin në liri”, përfundoi Kryeziu. Kurse, Kryetari i Nismës Social-demokrate dhe deputeti në parlamentin e Kosovës, Fatmir Limaj u shpreh,” Këto momente janë momente dhimbje, janë momente të vështira, sepse Hajrullahu, i takon gjeneratës që ndryshoi epokën, për Kosovën dhe popullin shqiptar, ai kishte gjithherë gatishmërinë për sakrificë dhe ëndrrën për çlirimin dhe lirinë e Pavarësinë e Kosovës, ëndërr që edhe e bëri realitet, bashkë me shokët luftëtarë, ai vazhdoi, për ju që sot bartni peshën udhëheqëse institucionale dhe përgjegjësitë shtetërore, kujdes në hapat e së ardhmes, sepse Hajrullahu ishte shembulli i personalitetit të kohës dhe veprimit, idealet e tij ishin dhe do të vazhdojnë të na frymëzojnë edhe për të ardhmen e vendit tonë”, ! Lavdi e nderim jetës dhe veprës së Hajrullah Mazrekut! përfundoi Limaj. Folën edhe , Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Malishevës, Rrahim Morina dhe në fund, përfaqësuesi i familjes, falënderoi gjithë të pranishmit, duke u shprehur edhe atyre ngushëllime për bashkëpunëtorin e tyre, Hajrullah Mazrekun.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …