U mbajt nata e dytë e festivalit “Flakadanit i Karadakut 2019”

Në Viti, është mbajtur nata e dytë e festivalit të Shoqërive dhe Ansambleve të këngëve dhe valleve “Flakadani i Karadakut 2019”. Me këtë rast para publikut janë paraqitur 4 ansamble garuese: Qendra Kulturore “Kaçaniku”-Kaçanik, Shoqëria Kulturore Artistike “Presheva Jehon” nga Presheva, Shoqëria Kulturore Artistike “Koha”-Dinoshë nga Tuzi i Malit të Zi dhe Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Dance Plus Folk” nga Elbasani i Shqipërisë. Ndërkaq jashtë konkurrencës janë paraqitur Shoqëria Kulturore Artistike “Jonuz Ramadani ” nga Smira e Vitisë dhe Qendra Kulturore “Anamorava”.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë shënon me aktivitete Ditën Ndërkombëtare të Infermierit

Ekipi mjekësor i QKMF-së në Viti, sot për nderë të Ditës së Infermierisë shënoi këtë …