U mbajt panairi tradicional i Dimrit me produkte vendore 

Kryetari i Komunës së Klinës dhe kryesues i bordit të ARDA, Sokol Bashota, të premten mori pjesë në Panairin tradicional të Dimrit, organizuar nga ARDA(Association of Regional Development Agencies) në kuadër të projektit të financuar nga BE “Mbështetje Zhvillimit Ekonomik Rajonal”.

Kryetari Bashota në hapje të këtij panairi para të pranishmëve mes të tjerash bëri apel që të mos hezitohet në konsumimin e produkteve vendore. “Si kryesues i bordit drejtues të ARDA-s, kam kënaqësinë të jem në mesin e mbi 60 bizneseve që kanë mundësinë të promovojnë produktet e tyre në një atmosferë kaq të bukur dhe festive.

Kënaqësia është edhe më e madhe kur sheh se të gjitha produktet e ekspozuara këtu janë vendore. Mbështetja e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, e veçanërisht bizneseve që me punën e tyre bëjnë që të zvogëlohen produktet e importit, është njëri nga objektivat më të rëndësishëm të ARDA-s që nga themelimi i saj.

Në funksion të kësaj mbështetje ARDA këtë vit ka lansuar një skemë grantesh me vlerë prej 1 milion Euro që ka pikërisht këto qëllime. Nga kjo skemë do të përfitojnë mbi 100 biznese të vogla dhe të mesme. Përmes kësaj skeme ne presim që t’i japim një shtytje bizneseve inovative dhe të zbusim papunësinë, për aq sa kjo mund të bëhet përmes një skeme grantesh. Por, më e madhe se vlera prej 1 milion eurosh do të jetë mbështetja teknike dhe profesionale që ARDA i ka ofruar dhe vazhdon t’i ofrojë bizneseve në rritjen dhe zhvillimin e tyre për të qenë konkurrente me bizneset e rajonit.

Me këtë rast dua t’i ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që të mos hezitojnë të konsumojnë produkte vendore, kurse unë për vete, mezi po pres që t’i shijoj produktet që i kemi të ekspozuara këtu”, tha kryetari Bashota në fjalën e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …