U mbajt seanca solemne për nder të manifestimit të 20 vjetorit ‘’Epopeja e UÇK-së’’

Në sallën e kuvendit komunal në Skenderaj u mbajt seanca solemne për nder të manifestimit ‘’Epopeja e UÇK-së’’.

Në fjalimin e tij ndër të tjera, Kryetari, Bekim Jashari, theksoi: ‘’Në këtë ditë kujtojmë historinë e dhimbshme dhe të lavdishme të popullit tonë, kujtojmë sakrificën e heronjve, dëshmorëve, martirëve dhe të gjithë të rënëve për Liri.

Këto data na japin mesazhin e qartë se sa shumë duhet ta duam vendin tonë, ta ruajmë dhe të punojmë për vendin tonë’’. Më tutje, Kryetari Jashari, uroj që të kemi unitet, ta duam njëri tjetrin, dhe të vazhdojmë të bashkuar në ndërtimin e të ardhmes të fëmijëve tanë, të punojmë me transparencë dhe llogaridhënie për ndërtimin dhe zhvillimin e vendit tonë, krijimin e vendeve të punës, si dhe krijimin e një ambienti të ngrohtë për qytetarët tanë.

Po ashtu gjatë seancës edhe kryesuesja e kuvendit komunal, Fatbardha Haliti, iu drejtua të pranishmëve me një fjalë rasti.

Kontrolloni gjithashtu

Skenderaj po bëhet gati për marshin protestues “Kosova po pret”

Kryetari i komunës së Skenderajt, z.Sami Lushtaku përmes një postimi të tij në facebook, ka …