Brickos

U mbajt Simpoziumi i 11-të Ndërkombëtar i Shkencave Shëndetësore

U mbajt Simpoziumi i 11-të Ndërkombëtar i Shkencave Shëndetësore

Për herë të njëmbëdhjetë me radhë Kolegji Heimerer në bashkëpunim me Institutin e Evropës Juglindore për Politika Shëndetësore dhe Sociale si dhe mbështetur nga partner vendor dhe ndëkombëtar ka organizuar Simpoziumin e 11-të, Ndërkombëtar të Shkencave Shëndetësore, i cili është mbajtur më datë 19 shtator në formatin online (platformën Zoom). Organizimi i një ngjarje të tillë mban një rëndësi të veçantë në vendin tonë pasi që ndihmon jashtëzakonisht shumë në promovimin e shkencave shëndetësore, në veçanti të fushave të reja mjekësore. Simpoziumi i 11-të Ndërkombëtar i Shkencave Shëndetësore mundësoi sigurimin e një platforme për shpalosjen e prurjeve më të reja në fushat shëndetësore, të njohurive dhe të sfidave me të cilat ballafaqohen profesionistët shëndetësorë. Kjo ngjarje ngërtheu në vete 9 sesione, 31 prezantime orale dhe 3 posterë prezantime duke prekur fusha të rëndësishme shëndetësore me qëllim të avancimit dhe shtimit të njohurive në fushën e diagnostikës, psikologjisë, infermierisë, mjekësisë dhe digjitalizimit të shërbimeve shëndetësore. Përveç mysafirëve nga Kosova, Simpoziumi u pasurua edhe nga prezenca e ekspertëve të shumtë ndërkombëtarë që prezantuan gjithandej nga Amerika, Gjermania, Shqipëria, Finlanda dhe Maqedonia, për të ndarë me audiencën njohuritë e tyre shkencave shëndetësore dhe metodave të panumërta për avancimin e këtyre fushave shëndetësore me anë të një bashkëveprimi të ndërsjellët të faktorëve bio-psiko-social.

Pjesëmarrja në Simpozium

150 pjesëmarrës pasiv në platformën Zoom 31 pjesëmarrës aktiv 10 pjesëmarrës ndërkombëtar Mbi 7 mijë pjesemarrës përmes live stream në rrjete sociale Objektivat kryesore të këtij Simpoziumi ishin: Të bashkojë profesionistë të njohur, ekspertë dhe gazetarë nga vende të ndryshme për të diskutuar sfidat dhe problemet e Fushës së Shkencave Shëndetësore nga perspektiva të ndryshme; Të nxisë bashkëpunim mes politik-bërësve dhe hulumtuesve në mënyrë që të përmirësohet Fusha e Shkencave Shëndetësore; Të kontribuojë në përmirësimin dhe ngritjen e vetëdijesimit për rëndësinë dhe sfidat e Fushës së Shkencave Shëndetësore; Inkurajimi i studentëve dhe profesionistëve të rinj kosovarë për të avancuar edhe më tutje njohuritë e tyre në fushën e hulumtimit. Ky synim afatgjatë ka për qëllim që Kosova të marrë vendin e saj në mesin e qendrave të njohura shkencore.

Kontrolloni gjithashtu

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj lëshoi sot në qarkullim postar emisionin e pullave postare “Mbrojtja e ambientit”.

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj lëshoi sot në qarkullim postar emisionin e pullave …