leoni

U mbajt takim pune me drejtorët e shkollave të Komunës së Deçani

U mbajt takim pune me drejtorët e shkollave të Komunës së Deçanit, ku temë e debatit ishin, analiza e suksesit të nxënësve në gjysëmvjetorin e parë, fillimi i punës në gjysëmvjetorin e dytë dhe tema të ndryshme. Drejtori i DKA-së në komunën e Deçanit, Bekim Vishaj, i informoj drejtorët rreth punëve të përbashkëta, formimin e komisioneve të ndryshme profesionale nga drejtorët e shkollave, gjë që nuk ka ndodh më parë, hapjen e Qendrës për Zhvillim të Karrierës që u pëlqye nga të gjithë, trajnimet e vazhdueshme të mësimdhënësve, testet e nxënësve dhe tema të tjera të punëve në vazhdimësi. Rendësi të veçantë ju kushtua punës së komisionit për hartimin e draft-rregullores për kriteret e përzgjedhjes së shkollës më të mirë – Çmimi “Nijazi Ferizi”. Gjithashtu Drejtori i DKA-së, i njoftoj drejtorët për PZHAK-në dhe ditën kur u votua në Asamblenë Komunale nga të gjithë asamblistët e Komunës së Deçanit, të cilët e vlerësuan si Plan i punuar me përgjegjësi dhe profesional në krahasim me draftin e parë. Takimi u zhvillua në atmosferë pune dhe debat konstruktiv.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …