U mbajt takimi i Mekanizmit komunal kundër dhunës në Familje

Sot u në Rahovec u mbajt takimi i Mekanizmit Komunal Kundër Dhunës në Familje, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve institucionalë dhe akterëve relevantë, me qëllim të koordinimit të veprimeve dhe fuqizimit të bashkëpunimit ndërinstitucional në parandalimin dhe trajtimin e rasteve të dhunës në familje.

Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e mbështetjes së viktimave, rritjen e ndërgjegjësimit qytetar, si dhe avancimin e mekanizmave të mbrojtjes dhe reagimit institucional.

Komuna e Rahovecit mbetet e përkushtuar për krijimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët dhe për luftimin e çdo forme të dhunës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Komunës së Rahovecit, mbajti mbledhjën e shtatë të rregullt për vitin 2026

Nën udhëheqjen e Kryesuesit të Kuvendit komunal të Rahovecit, z. Fatmir Iska, u zhvillua mbledhja …