U MBAJT TAKIMI I PARË PËRGATITOR PËR FORMIMIN E KËSHILLIT PËR SIGURI NË TRAFIKUN RRUGOR (KSTRR)

Në ambientet e Ministrisë së Infrastrukturës u mbajt takimi i parë përgatitor për formimin e Këshillit për Siguri në Trafikun Rrugor (KSTRR). Në takim morën pjesë ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, i cili njëherit është edhe kryesues i këtij këshilli, ministri i Drejtësisë, Alberald Tahiri, zëvendësministri i Financave, Fatmir Gashi, zëvendësministri  Diasporës, Arian Daci, ministri i MPB-së, Flamur Sefaj, Shpend Maxhuni, drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, ministri i MASHT-it, Shyqiri Bytyqi dhe Uran Ismajli, ministër i Shëndetësisë. Në këtë takim u diskutua për gjendjen jo të mirë të sigurisë në trafikun rrugor, me ç’rast pjesëmarrësit në takim dhanë sugjerimet e tyre lidhur me veprimet konkrete që duhet të ndërmerren për përmirësimin e gjendjes së sigurisë në trafikun rrugor në vend.  Në këtë mbledhje u konkludua si vijon:

Duhet bërë funksionalizimi i këshillit, koordinimi i masave në drejtim të sigurisë së trafikut rrugor, kërkimi i buxhetit nga Qeveria e Kosovës për blerjen e pajisjeve të nevojshme, si dhe të mbahen takimet e këtij Këshilli çdo tre muaj për të vlerësuar efektet e masave të ndërmarra. Pas takimit ministri Pal Lekaj dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Magjuni, dhanë deklarata për mediet që përcollën këtë takim. Me rastin e festave të fundvitit, ministri Lekaj dhe drejtori Maxhuni të gjithë qytetarëve të vendit u uruan shëndet dhe begati, si dhe kujdes gjatë ngasjes në ditët e festave por edhe gjatë tërë vitit, në mënyrë që të evitohen aksidentet e mundshme.

Kontrolloni gjithashtu

Po vazhdon regjistrimi i të gjithë qytetarëve të Deçanit, atyre që jetojnë brenda Kosovës dhe pjesëtarëve të Diasporës

Po vazhdon regjistrimi i të gjithë qytetarëve të Deçanit, atyre që jetojnë brenda Kosovës dhe …