U mbajt takimi për koordinim lokal të sigurisë në Suharekë

Nënkryetari i komunës së Suharekës z. Rexhep Kuçi, kryesues i takimit për koordinim lokal të sigurisë, duke bërë të ditur ngjarjet që kanë ndodhur gjatë  javës që lamë pas, ka njoftuar  për takimin që ka mbajtur me zyrtarin e OSBE-së zyra në Prizren, ku ka biseduar lidhur me mundësinë e aftësimit profesional  të pjesëtarëve të komunitetit RAE ( Romë, Ashkalinjë dhe Egjiptas). Pastaj për mbajtjen e Akademisë përkujtimore për viktimat civile të luftës nga Komuna e Suharekës që u mbajt  të shtunën e kaluar. Për shpalljen që ka filluar aplikacioni për donacionin me serra për fermerët e komunës së Suharekës, donacion ky nga buxheti komunal si dhe për aplikacionet për subvencione të Ministrisë së Bujqësisë, ku zyrtarë të  Drejtorisë komunale për Bujqësi, po ndihmojnë fermerët për aplikim. Kuçi, gjithashtu bëri me dije edhe për punën e DKA ( Drejtoria Komunale e Arsimit) që po inspekton shkollat e komunës së Suharekës dhe për vizitat mjekësore  që QKMF-ja po ua bënë shkollave, përkatësisht nxënësve të klasave të pesta. Ndërsa  komandanti i policisë në Suharekë, kapiten Milazim Lumi ka bërë të ditur se gjendja e sigurisë në komunë kryesisht ka qenë e qetë, një situatë e kënaqshme me rënje të rasteve që e prishin qetësinë. Ai ka njoftuar edhe për disa aktivitete që ka organizuar policia ( urdhërkontrolle) në disa lokacione ku ka pas informacione që zhvillohen aktivitete të ndaluara me ligj si dhe ka bërë të ditur se po vazhdohet me sigurinë para shkollave në qytet.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …