U mbajt takimi i radhës i sigurisë lokale në Suhareke

Në takimin e rregullt javor të koordinimit lokal të sigurisë të cilin e ka kryesuar Rexhep Kuçi, nënkryetar i Komunës së Suharekës, në mes tjerash u fol për punët dhe aktivitetet që janë zhvilluar në Komunë gjatë dy jave që kaluan. Këtu u fol për vizitën e zv. kryeministrit të Kosovës z. Ramiz Kelmendi, që i bëri Komunës dhe disa bizneseve më të suksesshme, pastaj për takimin që është mbajtur në Ministrinë e Shëndetësisë ku ka marr pjesë nënkryetari i Komunës së Suharekës z.Rexhep Kuçi, për vizitën e kryetarit Asllanaj në Turqi, që është organizuar nga Asociacioni i Komunave  të Kosovës për “udhëheqje të suksesshme”, për shënimin e 75 vjetorit të shkollës së parë shqipe si dhe për shënimin e ditës së Flamurit dhe ditëlindjes së Komandantit Legjendar  Adem Jashari  – 28 Nëntorin, ku u bënë homazhe në varrezat e dëshmorëve, u dha një Koncert festiv  dhe janë zhvilluar gara sportive. Ndërsa për gjendjen e sigurisë dhe për rastet që kanë ndodhur ka raportuar shefi i operativës në stacionin policor në Suharekë, toger   Haxhi Kabashi. Ai ka thënë se ka ndodhur një sulm ( dhunë familjare), 2 raste të vjedhjeve, një rast fotografim dhe incizim i paautorizuar, është gjetur një mjet i pashpërthyer, një dëmtim prone, dy raste të rrahjes me pasoja lëndime trupore  dhe një sulm ndaj personit zyrtar.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …