U mbajt takimi i sigurisë lokale në Suharekë

Në takimin e koordinimit lokal për siguri të cilin e kryesoi, Rexhep Kuçi, nënkryetar i Komunës së Suharekës,  për gjendjen e sigurisë në Komunë ka fol zëvendëskomandanti i stacionit policor në Suharekë, toger  Afrim Sylaj, i cili në mes tjerash ka thënë se gjatë javës  kanë ndodhur:  2 aksidente në komunikacion , 1 falsifikim i parasë, 1 vjedhje, 1 dëmtim i pronës, 1 incident zjarri, 1 uzurpim i pronës 1 shantazh dhe 1 rast deklarim i rrejshëm ku janë konfiskuar dy armë zjarri. Eprori policor ka njoftuar edhe për vizitën e 24 serbëve në fshatrat Mushtisht dhe Sopijë, që siç u tha në takim u bë nën masa të rrepta të sigurisë.

Kurse, për aktivitetet qe kanë ndodhur gjatë javës në Komunën e Suharekës ka fol nënkryetari i Komunës z. Rexhep Kuçi, i cili ka njoftuar për vizitën e kryetarit Asllanaj ne Turqi, në kuadër të Asosciacionit to Komunave të Kosovës, ku kanë qenë të ftuar 11 kryetar të  Komunave të Kosovës,  pastaj për punëtorinë e organizuar nga USAID-i për Transparencën dhe llogaridhënien, ku kanë marrë pjesë përfaqësues te 16 komunave të Kosovës. Ai ka fol edhe për aktivitetet tjera që janë zhvilluar në Komunën e Suharekës.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …