U mbajt testi i maturës në Malishevë

Sikur në tërë vendin, edhe në Komunën e Malishevës, u mbajt testi i maturës, për të gjithë ata që e kanë përfunduar shkollimin e mesëm. Testi i maturës, u mbajt në gjimnazin “Hamdi Berisha” në Malishevë, Qendrën e Kompetencës “Kujtim Krasniqi” në Malishevë dhe Shkollën e Mesme Profesionale, Ekonomiko-Juridike “Lagush Poradeci” në Kijevë.

Gjatë mbajtjes së testit të maturës, këto shkolla i ka vizituar edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i shoqëruar nga deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga Malisheva, Shukrie Bytyçi dhe drejtori komunal për Arsim dhe Edukim, Avdi Morina.

Me këtë rast, Begaj, Bytyçi e Morina, ju kanë dëshiruar suksese të gjithë atyre që i janë nënshtruar testit të maturës, ndërsa i kanë përgëzuar edhe kujdestarët dhe monitoruesit e testit të maturës, për ecurinë e mirë të mbajtjes së testit të maturës 2016.

Kontrolloni gjithashtu

Në QKMF-në në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga OBSh, Dr. Fetije Fetaj nga IKShPK dhe një përfaqësuese nga UNICEF-i

Në shërbimin e vaksinimit në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga …