U mbajt trajnimi për rritjen e produktivitetit në fermat blegtorale

Në kuadër të projektit “Zhvillimi i zonave rurale përmes avancimit të shërbimeve këshillimore” të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në bashkëpunim me Drejtorinë e Bujqësisë dhe të implementuar nga organizata KDC, është mbajtur trajnimi për fermerët e fushës së blegtorisë në sallën e kuvendit.

Tema e trajnimit ka qenë: “Praktikat e menaxhimit për përmirësimin e mirëqenies së lopëve qumështore dhe rritjen e produktivitetit në fermë”.

Trajnimi ka ngjallur interesim të kënaqshëm nga ana e fermerëve, të cilët kanë marrë informacione të vlefshme për këtë veprimtari.

Ai është mbajtur nga Hasan Sejfiaj, inxhinier i bujqësisë dhe këshilltar privat i licencuar, i cili ka ofruar njohuri dhe këshilla të rëndësishme për fermerët e kësaj fushe.

Kontrolloni gjithashtu

Sektori i Rinisë – Ferizaj, ju fton të bëheni pjesë e edicionit të tretë të çmimeve

Komuna e Ferizajt u vlerësua në edicionin e kaluar të Çmimeve të Vullnetarizmit të Vitit …