U mbajt turneu Pavarësia në sportin e mundjes

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e përvjetorit të 17-të të Pavarësisë së Kosovës në sallën e sportit të shkollës “Astrit Bytyçi” në Ferizaj u mbajt Turneu i XIII-të Ndërkombëtar “Pavarësia” nga Federata e Mundjes së Kosovës me mbështetjen nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të komunës së Ferizajt. Pas përfundimit të këtij aktivitetit më të mirët në këtë sport u shpërblyen me mirënjohje, nga kryetari I Federatës së Mundjes të Kosovës z. Naim Muja i cili gjithashtu me mirënjohje nderoj edhe institucionet që mbështetën këtë aktivitet si Drejtorin e Drejtorisë së Arsimit, z. Afrim Llabjami, Drejtoreshën për Kulturë, Rini dhe Sport, znj. Xhemile Murati – Shabani, SHFMU Astrit Bytyqi në Ferizaj dhe Sport Club Wrestling Dimitrovgrad nga Bullgaria.

Kontrolloni gjithashtu

Mamografi dhe ultrazë pa pagesë gjatë muajit tetor

Në kuadër të Muajit Rozë, muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, kryetari i komunës …