U nënshkrua amendamentimi i marrëveshjes së mirëkuptimit për hapjen e Qendrës Shkollore për Karrierë në SHMPT “Jonuz Zejnullahu”-Viti

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Drejtoresha për Arsim, Fatbardha Emini kanë pritur në takim Valbona Raci nga organizata ,, HELVETAS” dhe Nijazi Lutfiun, Drejtor i Shkollës së Mesme Profesionale “Jonuz Zejnullahu” në Viti. Me këtë rast u bë nënshkrimi i amendamentit në marrëveshjen e mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë me projektin Përmirësimi i Punësimit të Rinisë (EYE) me të cilën pritet që kjo shkollë e mesme në Viti të bëhet me Qendër Shkollore të Karrierës dhe atë me bashkëfinancim. Përndryshe projekti Përmirësimi i Punësimit të Rinisë (EYE) është projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), dhe Agjencisë për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Edukim për të Rritur ( MDA).

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mbajti takimin e Dytë periodik me punonjësit e Administratës komunale

Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi mbajti takimin e dytë periodik për vitin …