U nënshkrua plani bilateral në fushën e Mbrojtjes mes ministrive të mbrojtjes së Kosovës dhe Maqedonisë e Veriut, për vitin 2023

U nënshkrua plani bilateral në fushën e Mbrojtjes mes ministrive të mbrojtjes së Kosovës dhe Maqedonisë e Veriut, për vitin 2023

Pas një pune të përbashkët në mes dy delegacioneve, në Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Maqedoninë e Veriut, u nënshkrua plani bilateral në fushën e Mbrojtjes në mes ministrive të mbrojtjes së Kosovës dhe Maqedonisë e Veriut për vitin 2023.  Me protokoll zyrtar, nënshkrimi i planit bilateral u bë nga drejtori i Politikave të Mbrojtjes i Ministrisë së Mbrojtjes, Faruk Geci dhe shefja e Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar, nënkolonel Biljana Nikolovska. Plani bilateral përmban aktivitetet kryesore të fushës së mbrojtjes të cilat do të realizohen në mes Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës. Të dy palët u pajtuan që bashkëpunimi në të ardhmen të zgjerohet e intensifikohet edhe më tej.

 

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …