U nënshkrua Projekti në vlerë 5 milionë euro, për mbështetje të Shkollës Teknike “Skender Luarasi”

Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj dhe përfaqësuesit nga Luxembourg Aid & Development dhe implementohet nga Lux Development dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës, kanë nënshkruar të mërkurën Memorandumin e Mirëkuptimit në mes të Komunës së Suharekës dhe Projektit KSV/020 mbështetur nga Luxembourg Aid & Development për realizimin e mbështetjes për shkollën profesionale teknike “Skender Luarasi”. Ky projekt është financuar nga Qeveria e Dukatës së Madhe të Luksemburgut nëpërmjet Luxembourg Aid & Development dhe implementohet nga Lux Development dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës. Shuma totale e projektit është 5 milion euro, dhe aktivitetet e saj janë të shpërndara në tri rezultate kryesore të saj:

  • Ndryshimet në kornizën ligjore dhe strukturës qeverisëse të sektorit të AAP-së;

  • avancimi i institucioneve të AAP-së, rritja e ndërlidhjes dhe cilësisë së kurrikulës së ofruar; dhe

  • zhvillimi, përmirësimi dhe ndërlidhja e sistemeve të informacionit, duke përfshirë edhe ato të dedikuara për sektorin e udhëzimit në karrierë.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …